OKB: Mbi 1.3 milionë palestinezë janë zhvendosur nga Rafah brenda 6 javëve

schedule17:29 - 17 Qershor, 2024

schedule 17:29 - 17 Qershor, 2024

Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet se janë zhvendosur nga Rafah në pjesë të tjera të Gazës në një hark kohor prej gjashtë javësh, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

“UNRWA vlerëson se 65,000 njerëz janë strehuar në Rafah. Gjashtë javë më parë ishin rreth 1.4 milionë. Që nga fillimi i luftës, familjet në Gaza janë detyruar të ikin përsëri dhe përsëri. Ata vazhdojnë të kërkojnë siguri aty ku nuk ka.”, thuhet në deklaratën e UNRWA.

Javën e kaluar, Këshilli Norvegjez për Refugjatët  nënvizoi në një raport se pothuajse një milion njerëz – gjysma e popullsisë së Gazës – janë zhvendosur në muajin e kaluar pas operacioneve të zgjeruara ushtarake të Izraelit në Rafah.

Raporti theksonte se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit e zhvendosur në Gaza të zhvendosen, duke u përballur me probleme të tilla si rrugët e bllokuara, mbipopullimi, mungesa e karburantit dhe një rritje gjashtëfish e kostove të transportit. Ai paralajmëroi gjithashtu një rritje të rasteve të hepatitit A, me akumulimin e mbetjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!