OKB: Lufta në Ukrainë ka rritur koston e jetesës si asnjëherë më parë

schedule08:19 - 9 Qershor, 2022

schedule 08:19 - 9 Qershor, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës në kombinim me kriza të tjera globale ka çuar në rritjen më të madhe të kostos së jetesës në dekadat e fundit, theksoi të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara .

Sipas Antonio Guterres, bota po përballet me një “realitet të ri” tre muaj pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, e cila po përkeqëson edhe në pasojata e krizave të tjera globale, siç është kriza klimatike, pandemi e koronavirusit dhe kriza e pabarazive.

Lexo edhe: Rrëzohet avioni ushtarak amerikan, të gjithë personat në bord dyshohet se kanë vdekur

Rreth 1.6 miliardë njerëz në 94 vende të botës janë të ekspozuar ndaj të paktën njërit prej dimensioneve të krizave, sipas përditësimit të fundit nga Grupi i Kombeve të Bashkuara për Reagimin ndaj Krizave Globale mbi konfliktin në Ukrainë.

“Për njerëzit në mbarë botën, lufta, së bashku me krizat e tjera, kërcënon të shkaktojë një valë të paprecedentë urie, zhvendosjeje, kaosi social dhe ekonomik”, tha Guterres në një konferencë shtypi në Nju Jork.

Asnjë vend nuk do të mbetet i paprekur nga kriza e shkaktuar nga rritja e kostove të jetesës, tha ai.
Popullatat në mbarë botën do të përballen me rrezikun e urisë, ndërsa kostot e energjisë po rriten pasi të ardhurat për shumë punëtorë zvogëlohen, tha Guterres.
Numri i njerëzve që përjetojnë pasiguri të rëndë ushqimore është dyfishuar në dy vitet e fundi, sipas Guterres.

“Kriza aktuale e sigurisë ushqimore është në rrezik real për t’u kthyer në një “katastrofë globale në vitin 2023”, tha Guterres në një konferencë shtypi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!