OKB: Lufta dhe uria në Sudan kërcënojnë të gjithë vendin

schedule11:49 - 25 Gusht, 2023

schedule 11:49 - 25 Gusht, 2023

Lufta dhe uria rrezikojnë të “shkatërrojnë” të gjithë Sudanin, ku përleshjet e dhunshme midis ushtrisë dhe grupeve paraushtarake kanë nisur që nga 15 prilli, paralajmëroi sot OKB-ja.

“Lufta në Sudan po nxit një emergjencë humanitare me përmasa epike. Ky konflikt në përhapje – si dhe uria, sëmundjet dhe zhvendosja e popullatave që shkakton – po kërcënon të shkatërrojë të gjithë vendin,” tha sot koordinatori i OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths.

Zyrtari i OKB-së theksoi se “përplasjet e ashpra, të cilat kanë shkatërruar kryeqytetin Khartoum dhe Darfur që nga mesi i prillit, janë përhapur në Kordofan”.

Ai shpjegoi gjithashtu se në kryeqytetin e Kordofanit, Kadugli, “stoqet ushqimore janë mbaruar plotësisht, pasi luftimet dhe bllokadat e rrugëve pengojnë punonjësit e ndihmës të arrijnë tek të uriturit.”

Në të njëjtën kohë, Griffiths shprehu shqetësim të veçantë për civilët që jetojnë në shtetin al-Jazeera.

Griffiths theksoi se “qindra mijëra fëmijë janë të kequshqyer rëndë dhe përballen me rrezik të menjëhershëm nëse nuk marrin trajtim”.

Në të njëjtën kohë sëmundjet infektive si fruthi, malaria, ethet e dengës dhe kolla po përhapen në Sudan, ndërsa infrastruktura shëndetësore e vendit është shkatërruar, shumica e spitaleve nuk funksionojnë”.

Në fund, zyrtari i OKB-së vlerësoi se një konflikt i zgjatur në Sudan mund të shkaktojë një fatkeqësi humanitare në të gjithë rajonin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!