OKB: Ka prova të qarta të krimeve të luftës nga Izraeli dhe Hamasi

schedule15:16 - 10 Tetor, 2023

schedule 15:16 - 10 Tetor, 2023

Një komision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që po monitoron konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, ka deklaruar se ka prova të qarta të krimeve të luftës nga të dyja palët.

Komisioni u shpreh se të gjithë ata që kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare ose kanë shënjestruar civilët duhet të mbajnë përgjegjësi, shkruan Al Jazeera.

“Raportet se grupet e armatosura nga Gaza kanë vrarë qindra civilë të paarmatosur janë të neveritshme dhe nuk mund të tolerohen. Marrja e pengjeve të civilëve dhe përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore janë krime lufte”, thuhet në deklaratë.

Komisioni tha gjithashtu se “është thellësisht i shqetësuar me sulmin e fundit të Izraelit ndaj Gazës dhe njoftimin e Izraelit për një rrethim të plotë të Gazës që përfshin ndalimin e ujit, ushqimit, energjisë elektrike dhe karburantit që padyshim do t’i kushtojë jetë civilëve dhe përbën dënim kolektiv”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!