OKB-ja dhe Papa Françesku u kanë bërë thirrje vendeve që t’i japin fund prodhimit dhe përdorimit të minave tokësore

schedule12:24 - 25 Nëntor, 2024

schedule 12:24 - 25 Nëntor, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Papa Françesku u bënë thirrje vendeve që të ndalojnë prodhimin dhe përdorimin e minave tokësore.

Guterres, në mesazhin e tij drejtuar delegatëve në rishikimin e pestë të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore, e njohur edhe si Konventa e Otavës, theksoi se 25 vjet pas hyrjes në fuqi të saj, disa palë kanë filluar t’i përdorin përsëri, ndërsa të tjerat janë duke mos bërë përparim me shkatërrimin e tyre.

“U bëj thirrje shteteve anëtare të përmbushin detyrimet e tyre dhe të sigurojnë respektimin e konventës. Unë gjithashtu inkurajoj të gjitha shtetet që nuk i janë bashkuar ende konventës, 164 prej tyre një botë pa mina tokësore nuk është vetëm e mundur, por është e arritshme”, tha Guterres në hapjen e konferencës në Kamboxhia.

Papa Françesku tha se minat tokësore “vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje të tmerrshme për civilët, veçanërisht fëmijët”.

“Papa Françesku u bën thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë që të aderojnë në konventë dhe në ndërkohë të ndalojnë menjëherë prodhimin dhe përdorimin e minave tokësore”, tha zëvendësi i Papës, Pietro Parolin, i cili lexoi deklaratën në emër të Papës.

Konventa e Otavës u nënshkrua në 1997 dhe hyri në fuqi në 1999. Megjithatë, edhe pas gati tre dekadash, shumë vende duke përfshirë SHBA-në, Kinën, Indinë, Pakistanin, Korenë e Jugut dhe Rusinë nuk e kanë nënshkruar atë.

Në raportin e publikuar javën e kaluar nga organizata ndërkombëtare e monitorimit “Landmine Monitor”, thuhet se minat tokësore janë përdorur ende në mënyrë aktive nga Rusia, Mianmari, Irani dhe Koreja e Veriut gjatë viteve 2023 dhe 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!