Organizata e Kombeve e Bashkuara ka ngritur shqetësimin lidhur me përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.
OKB ka paralajmëruar se veprimet e deritanishme dhe qëndrimet e mbajtura nga të dyja palët po e çojnë konfliktin në Lindjen e Mesme në një tjetër situatë jo të mirë.
“Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin në Liban”, tha për AFP-në Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës për të drejtat e njeriut në OKB.
Gjithashtu ajo u ndal edhe tek shpërthimet e ndodhura nëpërmjet pajisjeve të komunikimit, duke u shprehur: “Sulmet që kemi parë ndaj pajisjeve të komunikimit, pejxherëve, pas sulmeve me raketa dhe shkëmbimit të zjarrit mes palëve përbëjnë gjithashtu përshkallëzim”.
/abcnews.al/