OKB e pezulloi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, reagon Moska zyrtare

schedule20:05 - 7 Prill, 2022

schedule 20:05 - 7 Prill, 2022

Moska e ka cilësuar vendimin e pezullimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të  OKB-së  të paligjshëm dhe të motivuar politikisht.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, gjatë një votimi që u mbajt sot në Nju Jork.

Rusia u pezullua për shkak për shkak të raporteve për “shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut” nga ushtria ruse në Ukrainë.

Lexo edhe: Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Skynews raporton se 93 vende votuan pro pezullimit të Rusisë, 24 vende votuan kundër, ndërsa 58 vende abstenuan.

Para se të niste votimi,  ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” , duke iu referuar vrasjeve  të civilëve në qytetin e Bucha.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!