OKB: Duhen më shumë përpjekje për të përmbushur qëllimet klimatike

schedule20:52 - 8 Shtator, 2023

schedule 20:52 - 8 Shtator, 2023

Bota nuk po vepron aq sa duhet për të frenuar ngrohjen globale dhe nevojiten më shumë veprime në të gjitha frontet, paralajmëruan Kombet e Bashkuara të premten, në prag të bisedimeve të rëndësishmeme ndërkombëtare që synojnë frenimin e krizës klimatike.

Raporti Global Stocktake, paralajmërimi më i fundit nga OKB-ja në lidhje me rreziqet mjedisore, do të përbëjë bazën e bisedimeve të COP28 në Dubai në fund të vitit dhe pason muaj të tërë zjarresh dhe temperaturash në rritje.

“Marrëveshja e Parisit ka nxitur veprime pothuajse universale për klimën duke vendosur qëllime dhe duke dërguar sinjale për botën në lidhje me urgjencën për t’iu përgjigjur krizës klimatike.

Ndërsa veprimi është duke vazhduar, tani nevojitet shumë më tepër në të gjitha frontet.”

Gati 200 vende ranë dakord në vitin 2015 në Paris të kufizojnë ngrohjen në jo më shumë se 2 Celsius mbi nivelet para-industriale dhe të përpiqen të mbajnë rritjen në 1.5 C.

Ndërsa secili vend është përgjegjës për të vendosur veprimet e veta klimatike, ata gjithashtu ranë dakord t’i dorëzojnë një raport progresi deri në vitin 2023 për të parë se çfarë duhet bërë më shumë.

OKB-ja tha se premtimet kombëtare ekzistuese për të ulur emetimet ishin të pamjaftueshme për të mbajtur temperaturat brenda pragut 1.5 C. Më shumë se 20 gigaton reduktime të mëtejshme të CO2 ishin të nevojshme këtë dekadë – dhe zero neto globale deri në vitin 2050 – për të përmbushur qëllimet, sipas OKB-së./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!