Koordinatori Special i Kombeve të Bashkuara për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme ka dënuar vrasjen e një fëmije palestinez nga forcat izraelite të sigurisë.
“Dënoj dhe jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e një djali 2-vjeçar palestinez, i cili u plagos rëndë nga të shtënat me armë zjarri të forcave izraelite të sigurisë në Al Nabi Saleh”, tha Tor Wennesland në Twitter.
Ai shtoi se “civilët dhe veçanërisht fëmijët vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të këtij konflikti” dhe u kërkoi autoriteteve izraelite që të vinin “përgjegjësit para përgjegjësisë”.
Më herët, ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi vdekjen e 2-vjeçarit Mohammad Tamimi, i cili mori plagë të rënda kur ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një makine në qytetin Nabi Saleh.
Në sulm u plagos edhe babai i tij. Ushtria izraelite tha se vogëlushi u qëllua gabimisht./abcnews.al