OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike të Ukrainës

schedule07:08 - 18 Nëntor, 2024

schedule 07:08 - 18 Nëntor, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka dënuar sulmet e “papranueshme” të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës.

“Sulmet që synojnë civilët dhe infrastrukturën janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Sulme të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, tha Guterres në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i tij.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia mund të rifillojë goditjet në rrjetin e energjisë pasi temperaturat bien, duke pasqyruar strategjinë e përdorur më herët në pranverë dhe në verë.

Në muajt e fundit, Rusia është fokusuar kryesisht në sulme me dronë në shkallë të gjerë në shumë qytete të Ukrainës. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë më parë se Rusia kishte sulmuar me të paktën 4,300 drone midis gushtit dhe tetorit 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!