OKB: Bota po paguan një çmim të madh për varësinë nga karburantet fosile

schedule14:12 - 10 Shtator, 2022

schedule 14:12 - 10 Shtator, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në ditën e dytë të turneut të tij në vend,  tha se Pakistani dhe vendet e tjera në zhvillim po paguajnë një çmim të tmerrshëm për shkak të shteteve, të cilët vazhdojnë të përdorin lëndë djegëse fosile”, tha Antonio Guterres në një postim në Twitter.


“Nga Islamabadi, po ju bëj një thirrje globale: ndaloni këtë çmenduri. Investoni tani në burimet e rinovueshme të energjisë. Jepini fund luftës kundër natyrës”, deklaroi ai.

Rreth 1,400 njerëz kanë vdekur që nga qershori si pasojë e përmbytjeve në Pakistan. Një e treta e Pakistanit – një zonë pothuajse sa madhësia e Mbretërisë së Bashkuar është mbuluar nga uji, duke shkatërruar shtëpi, biznese, rrugë, ura dhe tokë bujqësore.

“Është e vështirë të mos prekesh kur dëgjon rrëfime kaq të detajuara të tragjedisë”, tha Guterres pasi mbërriti në Sindh, sipas një video të publikuar nga zyra e kryeministrit Shehbaz Sharif.

“Pakistani ka nevojë për mbështetje të madhe financiare. Nuk është çështje bujarie, është çështje drejtësie”.

/abcnews.al