OKB/ Berisha: BE nuk kishte qëndrim të unifikuar, Rama: Ju tremb Vettingu

schedule19:40 - 8 Shkurt, 2018

schedule 19:40 - 8 Shkurt, 2018

Votimi në OKB i Shqipërisë pro rezolutës së Turqisë që dënonte vendimin e presidentit Trump për Jeruzalemin solli edhe reagimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili këtë votë e lexon ekzaktësisht ashtu si mazhoranca nuk do, votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerit tonë strategjik.

Sali Berisha: “Kundër kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër, kundër vendit, i cili drejtoi betejën kundër kasapit të Ballkanit”.

Gjashtë ishin vendet e BE që votuan kundër rezolutës, thekson Berisha duke sjellë në vëmendje

Sali Berisha: “BE pranoi interesin kombëtar përpara, pra vota ishte kundër interesit kombëtar”.

E ndërsa nuk ishte Europa, ajo që kërkoi një votim të caktuar, për ish-kryeministrin kërkesa erdhi nga tjetërkund dhe me një mesazh të qartë, atë të përpjekjeve për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Sali Berisha: “Dy ditë para, tha u kërkojmë vendeve mike të votojnë kundër dhe të festojmë sëbashku, Maqedonia e festoi, ne kemi njerëz si ky këtu, që pa u skuqur thotë se s’ma kërkoi njeri. Kur ambasadorja amerikane në OKB, që ka rang anëtari kabineti kërkoi dy herë, bëri dhe një vizitë në përfaqësi të Kosovës, po bëjmë përpjekje të mëdha për njohje të reja, nisi mesazh, pas antarësimit në NATO do votojmë si SHBA për çështjen e sigurisë”.

E vetmja politike e jashtme e zero problemeve me fqinjët është e atyre vendeve, të cilat interesin kombëtar e vendosin në funksion të pushtetit të tyre, theksoi ish kryeministri, për të marrë në kthim një përgjigje kryekëput politike.

Edi Rama: “Sot keni kërkuar debat për Jeruzalemin, nesër nuk e di ku sepse e keni hall keni humbur pushtetin arsyen dhe gjumin. Sepse ajo e shkreta reformë, sepse vettingu po vjen dhe kjo partia ju kanë futur në hall. Jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë, dele e zezë vetëm të fshiheni. Ti je i ditur dhe djallëzuar por je i trembur, jeni të gjithë të trembur, hajde te sheshi dhe shohim a bëhet përsheshi”.

Sali Berisha: “Pse jam mbathe ditën e protestës”?

Edi Rama: “Ulërini si kalamajt e filmit mëngjese lufte. Me SHBA nuk ju bashkon Jeruzalemi se ju ndan drejtësia, Vettingu ne çadër, bëhuni bashkë me ne për Reformën në Drejtësi pastaj folim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!