Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se në 10 ditë luftë janë vrarë 351 civilë ukrainas, ndërsa 707 janë plagosur.
Megjithatë, agjencia pranon se numri ka të ngjarë të jetë më i lartë, shkruan skynews.
Ndërkohë Ukraina pretendon se të paktën 2,000 civilë kanë vdekur në konflikt.
Lexo edhe: Mbretëria e Bashkuar mbledh 85 milionë funte për dy ditë në ndihmë të Ukrainës
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se “marrja e informacionit nga disa lokacione ku luftimet intensive kanë vazhduar u vonua dhe shumë raporte ishin ende në pritje të vërtetimit”.
Qindra viktima mësohet se kanë ndodhur në Volnovakha, ku evakuimet do të bëheshin gjatë një armëpushimi të përkohshëm sot.
Megjithatë, kjo u ndal papritur pasi granatimet vazhduan përgjatë korridorit humanitar./abcnews.al/