OKB: Baerbock kërkon të dërgohet një sinjal kundër Putinit

schedule12:24 - 19 Shtator, 2023

schedule 12:24 - 19 Shtator, 2023

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock mbi bazën e Kartës së OKB-së ka kërkuar që të dërgohet një sinjal i fuqishëm kundër kreut të Kremlinit. Politikanja e gjelbër u shpreh para një takimi me homologët e BE në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Pikërisht në këto kohë, kur presidenti Putin nuk sulmon vetëm rendin europian të paqes, por edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, nuk mund të vazhdohet si më parë -‘business as usual’ në Kombet e Bashkuara”, tha Baerbock dhe shtoi se “ne duhet të jo vetëm të proklamojë Kartën e Kombeve të Bashkuara por edhe të qëndrojmë së bashku për të, megjithë krizat në këtë botë pikërisht këto ditë”. Baerbock e vlerësoi Kartën e OKB-së – “ajo është sigurimi ynë i jetesës dhe paqes në të gjithë botën.”

Për të marrë pjesë në punimet e Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka mbërritur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski. Ai do të jetë një nga krerët e shteteve që do të mbajë i pari fjalimin në debatin e 78 të përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. “Ukraina do t’u paraqesë vendeve anëtare të OKB-së një propozim konkret, si të forcohet parimi i integritetit territorial dhe të përmirësohet aftësia e OKB-së për të ndalur agresionin dhe për të bërë të dështojë atë”, është shprehur Zelenski./DW

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!