Luftimet midis rebelëve dhe forcave siriane kanë zhvendosur 280 mijë njerëz që nga 27 nëntori dhe avancimi i shpejtë i grupeve islamike në Siri, njoftuan Kombet e Bashkuara, duke shprehur frikën se numri mund të rritet në 1.5 milionë.
“Shifra që kemi është 280 mijë persona që nga 27 nëntori. Kjo është shifra e përditësuar nga mbrëmë. Nuk përfshin numrin e njerëzve që u larguan nga Libani gjatë përshkallëzimit të fundit të luftimeve midis Hezbollahut dhe Izraelit”, tha Samer Abdel Jaber, Drejtor i Koordinimit Emergjent të Programit Botëror të Ushqimit, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Zhvendosja masive e popullsisë ka ndodhur që kur rebelët e udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nisën një ofensivë të shpejtë pak më shumë se një javë më parë.
Ofensiva filloi pasi një armëpushim i brishtë u vendos në Libanin fqinj midis Izraelit dhe Hezbollahut, një lëvizje pro-iraniane e lidhur me presidentin sirian Bashar al-Assad.
Për shkak të luftës në Liban, qindra mijëra njerëz u larguan në Siri./abcnews.al