OKB: 250 mijë njerëz do të detyrohen të largohen nga Khan Younis

schedule15:30 - 2 Korrik, 2024

schedule 15:30 - 2 Korrik, 2024

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se për shkak të sulmeve të Izraelit parashikohet që 250 mijë njerëz do të detyrohen të largohen nga qyteti Khan Younis në jug të Gazës.

Në deklaratën e UNRWA-së thuhet se  ushtria izraelite ka bërë sërish paralajmërime për evakuim nga rajoni për njerëzit e zhvendosur “vetëm disa javë pasi palestinezët u detyruan të rikthehen në Khan Younis, në një gjendje të shkatërruar”.

“Palestinezët në rajon po përballen edhe një herë me zhvendosje dhe asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt. Parashikojmë që 250 mijë njerëz do të detyrohen të largohen (nga Khan Younis)”, thuhet në deklaratën e UNRWA-së.