OKB: 2 milionë viktima nga katastrofat natyrore në 50 vite

schedule14:12 - 22 Maj, 2023

schedule 14:12 - 22 Maj, 2023

Moti ekstrem ka shkatërruar thuajse 12 mijë katastrofa nga viti 1970 deri në vitin 2021 në të gjithë botën. Pasojat e këtyre kushteve klimaterike kanë sjellë mbi 2 milionë viktima, 90% prej të cilëve në vendet në zhvillim, kurse dëmet ekonomike arrijnë pothuajse në 4.3 trilionë dollarë.

Shifrat u bënë publike sot nga Organizata Botërore Meteorologjike, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në deklaratë specifikohet se dëmet ekonomike janë rritur dramatikisht, por shtohet se përmirësimet e bëra në sistemet e paralajmërimit dhe menaxhimit të katastrofave kanë ulur shkallën e humbjeve në jetë njerëzish në gjysmë shekulli.

Pjesa më e madhe e dëmit ekonomik midis 1970 dhe 2021 u regjistruar në Shtetet e Bashkuara, në total 1.7 trilion dollarë  ndërsa 9 në 10 viktima në mbarë botën u regjistruan në vendet me zhvillim.

Ndikimi ekonomik, në raport me produktin e brendshëm bruto, është ndjerë gjithashtu më shumë në vendet në zhvillim. OKB-ja tashmë ka si synim kryesor që të sigurojë paralajmërimet e hershme deri në fund të 2027.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!