Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: 100 milionë persona në varfëri ekstreme për shkak të pandemisë

schedule08:56 - 12 Tetor, 2021

schedule 08:56 - 12 Tetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka kritikuar pabarazinë e vaksinave, duke theksuar se  barra e pandemisë COVID-19 ka prekur në mënyrë disproporcionale të varfrit. Guterres  tha se 100 milionë persona vuajnë nga varfëria që nga fillimi i pandemisë dhe se katër miliardë njerëz nuk kanë mbështetje sociale, kujdes shëndetësor dhe janë të papunë.

Një pabarazi e tillë, tha Guterres, “po krijon  terren për dhunën dhe konfliktin”. Një çështje kryesore, tha shefi i OKB -së,është se ndërsa bota e zhvilluar ka qasje në vaksina, kombet më të varfra u lanë në harresë.

Ai u bëri thirrje kombeve të mbështesin strategjinë globale të vaksinimit kundër COVID-19, e cila synon të vaksinojë  70% të njerëzve deri në vitin 2022./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!