Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ogerta Manastirliu rrëfen rrugëtimin personal në podcast-in ‘Flasim’/ Nga korridoret e Operës te sfida për Bashkinë e Tiranës

schedule09:52 - 5 Tetor, 2025

schedule 09:52 - 5 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka çelur sezonin e pestë të podcast-it të tij “Flasim”, me një episod të parë që sjell një bisedë ndryshe më personale dhe reflektuese. E ftuara e tij është Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës. Në këtë intervistë, Manastirliu ndau rrëfime nga jeta e saj personale, duke u ndalur te fëmijëria, familja dhe ndikimet që kanë formësuar karakterin e saj.

E lindur dhe rritur në Tiranë, në një familje të thjeshtë por me vlera të forta, ajo kujtoi nënën, një valltare në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe babanë, ushtarak. “Në shtëpinë tonë mbizotëronte harmonia”, tha Manastirliu, duke përshkruar një rini të kaluar mes gjysheve, dajave e hallave, një rreth familjar i gjerë që i ka dhënë shumë dashuri dhe e ka mësuar të dojë njerëzit.

Një pjesë e veçantë e rrëfimit të saj lidhej me fëmijërinë në korridoret e TKOB-it, ku e ëma e çonte shpesh. Ajo kujtoi me emocion atmosferën e atij institucioni artistët që përgatiteshin me përkushtim për të dhënë shfaqje, balerinët dhe vokalistët që vraponin nëpër korridore, dhe kostumet tradicionale që i kishin lënë mbresa të pashlyeshme. Edhe pse nuk e ndoqi rrugën e artit, Manastirliu tregoi se këto përvoja i kanë dhënë ndjeshmëri dhe përkushtim, cilësi që sot i reflekton në angazhimin e saj publik.

“Është jo e thjeshtë të flasësh për veten, është më kollaj të flasësh për të tjerët. kam lindur në Tiranë në një familje të thjeshtë. mamaja valltare në TKOB, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia, por në atë harmoni dhe simbiozë kemi lindur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth. Familja jonë ka qenë e madhe, jam rritur mes dy gjysheve të mia, dajave, hallave…

Një familje e madhe që më ka mësuar se sit ë duash njerëzit dhe të marrësh shumë dashur, që më ka mësuar dhe më ka dhënë shumë dashuri. Në fëmijërinë time kujtoj që një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e TKOB. Kam ndenjur gjithmonë dhe kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të dhënë një performancë.

Unë mes valles dhe Operës zgjidhja gjithmonë këtë të dytë, më ndiqte gjithmonë një model që ishte Suzana Kurti. Mendoja se një ditë do të bëhesha një artiste. Mami im nuk më ka shtyrë që të jem artiste, por më thoshte që në art duhet të përpiqesh fort. Mbaj mend nga TKOB, vokalistët, balerinët që vraponin nëpër korridore, kostumografinë, më pëlqenin shumë kostumet tradicionale”, tha Ogerta Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!