Ofronin seks online/Arrestohen 2 persona, 7 procedohen

schedule15:27 - 20 Shkurt, 2018

schedule 15:27 - 20 Shkurt, 2018

Dy persona kanë rënë në pranga dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës si pjesë e një rrjeti të prostitucionit online. Policia dha detaje lidhur me rezultatet e operacionit “Chat Line 4”

Kërkonin punë në njoftimet online, por ajo me të cilën përballeshin pas intervistës, nuk ishte një punë e zakonshme.

Ato duhet të ofronin  seks online klientëve meshkuj, të huaj apo shqiptarë. Këta të fundit paguanin 100 deri në 200 euro dhe pagesën e bënin me kartë krediti.

Kjo është historia e të paktën 7 vajzave në Tiranë.

Ato kanë aplikuar për punë në faqen “Chat Line Adult Work”, e cila administrohej nga 24 vjeçarja Alushe Ll. Takimi mes tyre është bërë në një banesë në lagjen “Don Bosko” në kryeqytet ku edhe janë njohur me llojin e punës dhe si duhej bërë ajo.

Paga ishte e lartë dhe kjo mesa duket i ka joshur vajzat e moshës 20-30 vjeçe të punonin prostituta virtuale duke plotësuar kërkesat e klientëve. Në muaj ato merrnin të paktën një mijë euro.

Administratorja e studios “Chat Line Adult Work” pasi i merrte vazjat në punë edhe i trajnonte ato.

Banesa në “Don Bosko” ishte marre me qira nga Met Tali, 25 vjeç, i cili u arrestua nga policia e Tiranës gjatë operacionit “Chat Line 4”.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kanabis sativa.

Në këtë aktivitet kriminal Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetases D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

24 vjeçarja u arrestua të martën nga policia e Tiranës gjatë operacionit Chat Line 4, ndërsa vajzat që punonin në këtë studio u proceduan penalisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!