Ofroi 120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten, burg pa afat për avokatin Alban Bengasi

schedule10:33 - 6 Tetor, 2023

schedule 10:33 - 6 Tetor, 2023

Gjykata e Apelit të Posaçëm miratoi masën e arrestit me burg pa afat, ndaj avokatit Alban Bengasi, i akuzuar nga SPAK, se ka ofruar 120 mijë euro për të dhunuar ish – bashkëshorten e tij.

Bengasi ishte në kërkim që në maj të vitit 2022, pas dëshmisë së vrasësit me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Dumani rrëfeu para hetuesve se avokati i kishte afruar fillimisht shumën monetare atij, por për shkak se ishte femër nuk kishte pranuar.

Bengasi u arrestua pak muaj më parë, pasi ai u largua pas urdhër-arresteve drejt Dubait dhe më pas u arrestua sapo zbriti në Rinas.

Ai ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, por kjo nuk është pranuar.

Në seancën e sotme, me dyer të mbyllura, mësohet se avokati nuk ka dhënë ndonjë dëshmi. Më parë ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka pretenduar se dëshmitë e Dumanit nuk janë të vërteta. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!