OFL i kërkon deklarimin e pasurisë vrasësit të policit, kush është Bajram Boci nga Lazarati

schedule12:50 - 4 Nëntor, 2020

schedule 12:50 - 4 Nëntor, 2020

Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë, Bajram Bocit, banues në Gjirokastër.

Boci është i dënuar me burg përjetë për Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, në pesë raste.

Kush është Bajram Boci? 

Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit Ibrahim Basha, si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H, ku Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 burgime përjetë Albion Alikon dhe Bajram Bocin si dhe me 150 vite burg, shtatë të rinj të tjerë.

Aliko dhe Boci u akuzuan për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në qershor të vitit 2015.

Ndërsa Aliko vuan dënimin në burgun e Peqinit, Boci vijon të jetë ende në kërkim për vrasjen e efektivit të RENEA-s.

Në kërkim vijojnë të jenë edhe Alfred Proko i dënuar me 10 vite burg, dhe Beqo Brahimi i dënuar me 8 burg.

Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat solli një valë arrestimesh dhe shoqërimesh.

Ibrahim Basha efektivi i RENEA-s u qëllua me një plumb në kokë më 24 qershor 2015 në hyrje të fshatit të Lazaratit.

RENEA ishte njoftuar për një situatë problematike në Gjirokastër, ku ishin raportuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe menjëherë është nisur një grup efektivësh të forcave speciale.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!