Dy javët e para të Operacionit Forca e Ligjit, për Edi Ramën kanë pasur një efekt tronditës.
“E kemi tronditur krimin e organizuar në palcë me operacionin Forca e Ligjit”, tha kryeministri.
Kryeministri zotohet se beteja do të vazhdojë për jetë a vdekje.
“Është bërë e mundur që të hapen si vaji në lakra, lufta me to do të vazhdojë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë shpjegoi pse aksioni i Forca e Ligjit nuk nis me pasurinë e tij apo politikanëve të tjerë.
“Nuk jemi që duhet ta bëjmë këtë. Mund ta kontrolloj unë pasurinë time”, sqaroi Rama.
Nuk e kursen fantazinë se ç’do t’i bënte opozitës po të kishte mundësi.
“Imagjinoni tani të më lini mua në dorë të merrem me ju. Ata që dolën nga këtu nuk do të ishin në shtëpi sot”, tha Rama.
Për ata që mendojnë ndryshe, Edi Rama e ka një shpjegim.
“Në studio televizive ka njerëz të paguar nga krimi i organizuar për të bërë avokatin e krimit të organizuar”, tha më tej kryeministri.
Këto akuza kryeministrore ngelin vetëm në foltore, pasi kryeministri nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të denoncuar këta njerëz ekrani që siç thotë ai që paguhen nga krimi.
Por teksa akuzon median, Edi Rama kujdeset të qetësojë Kujtim Gjuzin.
“E vetmja gjë për të cilën ti dhe ju mund të garantoni janë që mustaqet tuaja nuk preken asgjë tjetër”, tha Rama./abcnews.al