OFL i dërgoi “letrën”: Nga masakra në Bllok tek vrasja në Linzë, kush është “bosi i kazinove” Ervis Martinaj

schedule13:52 - 19 Shkurt, 2020

schedule 13:52 - 19 Shkurt, 2020

Ervis Martinaj është një ndër tre personat që kanë marrë formularin e deklarimit të pasurisë brenda 48 orëve.

Në të kundërt, OFL do t’i kërkojë SPAK-ut që të fillojë procedurat e sekuestrimit të pasurisë.

Kush është Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. E fundit është ajo e njohur si “Masakra e Bllokut” në tetor të vitit 2018 me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Emri i Ervis Martinajt filloi të lakohej publikisht fill pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” kundër lojërave të fatit.

Prokuroria dyshoi se ai kishte një numër të madh makinetash të lojërave të fatit që iu sekuestruan gjatë atij operacioni duke e lidhur emrin e tij me një vrasje të bujshme në kryeqytet. Gjithçka mbeti në kuadër të dyshimeve pasi prokuroria nuk arriti ta vërtetojë me prova.

Martinaj u rikthye sërish në skenë pas vrasjes së ndodhur në vitin 2017 në Linzë ku mbeti i vdekur Enton Nika. Policia akuzoi shokun e tij Emiljano Nina për vrasjen.

Ai është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Sipas deklaratave të Ylvi Beqajt në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje.

Gjithashtu kundër Martinjat kanë dëshmuar edhe disa tregtarë në Lezhë, se u kërcënuan nga Ervis Martinaj për të folur në media kundër dëshmitarit të mbrojtur.

Gjitashtu Martinaj, kishte kërcënuar në 20 tetor 2013 shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.

Ndërkohë, Më datë 27 gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” u ekzektua ish-polici Santjago Malko, i cili njihej si shok i ngushtë i Ervis Martinajt. Prokuroria nga ngritur dyshimet se pas vrasjes së tij qëndron klani “Duka”, të njohur si rivalët e përbetuar të Ervis Martinajt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!