Ali Lorja të cilit OFL i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë Ali Lores nga qyteti i Durrësit i dënuar për vrasjen e ndodhur në vitin 2009.
Asokohe Lorja vrau me plumb në kokë mjeku radiolog Fatmir Thaçi, në ambientet e spitalit të Durrësit.
“Ashtu si mbetën fëmijët e mi jetimë, ashtu le të mbeten edhe fëmijë e tu”, tha Lorja para se të shkrepte armën.
Ai doli nga spitali duke shkuar vetë në komisariat dhe pasi dorëzoi armën, tregoi edhe se si e kishte kryer krimin e rëndë.
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje u bë vetëhelmimi i bashkëshortes së Lores, e cila punonte si infermiere në këtë spital. Lorja dyshonte se ajo kishte lidhje të fshehtë me mjekun, duke e akuzuar atë për tradhti bashkëshortore.
Akuzat dhe presioni i vazhdueshëm i tij e shtyu 45-vjeçaren drejt vetëflijimit. Vrasja e asaj kohe alarmoi personelin dhe pacientët e spitalit, të cilët vraponin nëpër korridore./abcnews.al