Oficeri ukrainas: “Çdo 10 minuta lëshohen bomba në Mariupol”

schedule11:57 - 21 Mars, 2022

schedule 11:57 - 21 Mars, 2022

Sulmet kanë vazhduar gjatë gjithë natës në Mariupol, sipas një oficeri të vendit, shkruan CNN

“Çdo  10 minuta lëshohen bomba; Anijet luftarake të marinës ruse po vazhdojnë të na bombardojnë. Dje ushtarët çaktivizuan katër tanke, si edhe disa mjetë të tjera të blinduara.

Ne kemi nevojë për municione, armë antitank dhe mbrojtje ajrore”, tha për CNN kapiteni Svyatoslav Palamar i Regjimentit të Gardës Kombëtare Azov në Mariupol.

Palamar tha se ai dhe ushtarët nuk do të dorëzoheshin.

Mariupol ka qenë  nën sulme të vazhdueshme nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!