Një histori e spiunëve nga epoka e Luftës së Ftohtë, pa shumë djallëzi, thjesht informacion sekret për para.
Është ky fundi i bujshëm i spiunit italian, i cili në këtë rast rrezikon përkeqësimin e marrëdhënieve midis Italisë dhe Rusisë, kur Roma deri më tani ka mbështetur gjithmonë vijën e dialogut me Moskën .
Policia ushtarake zhvilloi aksionin “gjatë një takimi të fshehtë midis këtyre dy personave, duke i kapur menjëherë pas transferimit të një dokumenti nga oficeri italian në këmbim të një shume parash”, thuhet në deklaratën e policisë.
Sipas mediave italiane, oficeri mund të ketë dorëzuar sekrete të NATO-s, bazuar në dokumentet e konfiskuara në banesën e tij nga ana e policisë.
Në një deklaratë, bashkëshortja e oficerit italian të arrestuar për spiunazh në Romë, u shpreh se paga e tij prej 3 mijë eurosh në muaj nuk mjaftonte për të jetuar. Sipas saj informacionet që ai po i shiste rusëve për 5 mijë euro, nuk ishin komprometuese.
Claudia Carbonara, tha se bashkëshorti i saj ishte në krizë prej kohësh. Kishte frikë se nuk përballonte dot shpezimet e shumta pasi për shkak të Covid familja është varfëruar.
Por bashkëshortja e tij këmbëngul se 3 mijë euro nuk mjaftojnë për të mbajtur 4 fëmijë dhe katër qen, 268 mijë euro kredi, dhe një këst prej 1200 eurosh në muaj. /abcnews.al