Për të krijuar një mjedis më të sigurt në institucionet arsimore në shkolla, në Elbasan janë të vendosur oficerë sigurie.
Gazetarja Edisona Skenderi, raportoi në “Shqipëria Sot” në ABC se të paktën 220 oficerë sigurie në të gjitha shkollat që kanë një numër nxënësish mbi 700.
“Një projekt që nisi si projekt pilot në shkollat e kryeqytetit ka gjetur vend edhe në qytete të tjera. Ka pasur raste kur ndërhyrja e oficerit të sigurisë ka parandaluar konfliktet që kanë nisur në ambientet e brendshme të shkollave, por edhe në ambientet e jashtme”, raportoi gazetarja Edisona Skenderi.
Nga ana tjetër në një intervistë në ABC, oficeri i Sigurisë Fladri Hasani, sqaroi se oficeri i vendosur në shkolla nuk merr masa, por bashkëpunon me stafin pedagogjik për menaxhimin e incidenteve. Gjithashtu ai u shpreh se kjo ka rezultuar efektive duke krijuar një mjedis të sigurt në institucionet arsimore.
“Oficeri i Sigurisë përpiqet të parandalojë konfliktet, bashkëpunon me stafin pedagogjik për parandalim dhe menaxhimin e rastit”, tha ndër të tjera Hasani./abcnews.al/