Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë, në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë që prej shtatorit të 2018. Ky projekt u pilotua fillimisht në 15 shkolla në Tiranë dhe garantoi një mjedis të sigurt për nxënësit. Oficerët e Sigurisë do të shërbejnë për të garantuar më shumë siguri në mjediset shkollave, për parandalimin e konflikteve dhe akteve të dhunshme. Marrëveshja u nënshkrua në gjimnazin ”Petro Nini Luarasi”, një prej shkollave të mesme të Tiranës ku nisi aplikimi i projektit pilot. Oficerët e Sigurisë do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë, për një periudhe intensive 1 mujore. /abcnews.al
Oficerë sigurie në gjithë gjimnazet e Shqipërisë
schedule16:50 - 1 Qershor, 2018
schedule 16:50 - 1 Qershor, 2018