Ofertën apo kutinë? Sa euro mori me vete lojtarja në “Kutia 21”

schedule21:05 - 11 Shkurt, 2022

schedule 21:05 - 11 Shkurt, 2022

Xhulia ishte lojtarja që mori pjesë mbrëmjen e sotme në “Kutia 21”. Fati nuk ishte në anën e saj pasi largoi nga loja shumat më të mëdha, përfshirë dhe 10 mijë euro. Megjithëse, ende kishte mundësi të fitonte 1 mijë euro, ajo pranoi ofertën që i dha bankieri.

210 euro ishte oferta që mori por Xhulia siguroi dhe 90 euro pasi arriti të gjejë figurën e fshehtë. Megjithëse, Xhulia vendosi të tërhiqej nga loja duke mos shkuar deri në fund, nuk është penduar pasi në kutinë e saj kishte vetëm 20 euro.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!