Inter po nxiton dhe ka nisur sulmin ndaj Christian Eriksen. Organizatori i Tottenham është një ndër të preferuarit e Antonio Contes dhe zikaltrit po tentojnë të arrijnë akordin me lojtarin danez. Fcinternews.it raporton se Giuseppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, është takuar ditën e sotme me Martin Schoots, agjentin e lojtarit të Spurs.
Eriksen e ka ndarë mendjen për të mbyllur sezonin me Tottenham dhe do të largohet në verë me parametra zero. Ai nuk dëshiron të ndryshojë ambient në janar, teksa Tottenham kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë në këtë moment.
Rivaliteti për shërbimet e tij është i madh dhe Interi ka hedhur hapin e parë. Marotta i ka ofruar agjentit të 27-vjeçarit një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon. Kryesuesit e Serie A duan të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen dhe diçka e tillë do të sillte kalimin e Eriksen tek Interi në verë. /abcnews.al