Sheikët arabë e kanë kthyer në modë blerjen e klubeve europiane dhe investimin në futboll. Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman po tenton të blejë një klub të Premier League dhe i përzgjedhuri është Newcastle.
Wall Street Journal raporton se Salman ka gati 340 milion sterlina për “Qymyrxhinjtë”. Palët janë në bisedime dhe mund të kemi një marrëveshje. Nëse drejtuesit e klubit anglez pranojnë ofertën, princi i Arabisë premton se do të investojë në ngritjen e Newcastle në nivele të larta. /abcnews.al