Sabien Lilaj i habiti të gjithë një ditë më parë, kur u zyrtarizua te Prishtina. Gazetari i Supersport Kosova, Arlind Sadiku, zbuloi edhe shifrat e frikshme të kontratës së mesfushorit, i cili për tre vite do të përfitojë 250 mijë euro.
Klubi bardhekaltër bën një sakrificë të madhe në aspektin financiar, ndërkohë që nuk ndalet me kaq pasi po tenton edhe Gledi Micin. Vetë mbrojtësi i majtë i ka pranuar bisedimet me Prishtinën, përmes një deklarate të dhënë për “Gazetaolle”.
Mici ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe nuk pranoi rinovimin me kuqezinjtë. Oferta që i bënë tetovarët nuk e kënaqi dhe tashmë ai po pret një propozim interesant për të ardhmen e tij. Një eksperiencë e re në Kosovë e tërheq atë.
Nëse Mici e Lilaj zgjedhin Kosovën, ka edhe nga ata që mund të transferohen në Superiore. Bëhet fjalë për portierin Visar Bekaj, për të cilin interesohet Tirana dhe “zëri.info” ka raportuar se palët janë shumë pranë marrëveshjes. /abcnews.al