Ofertë për Shkëndijën, talenti i Shpresave drejt klubit të njohur turk

schedule17:38 - 1 Shtator, 2020

schedule 17:38 - 1 Shtator, 2020

Fenerbahce po kërkon për lojtarë të talentuar dhe ka hedhur sytë nga kampionati i Maqedonisë së Veriut. I preferuari i klubit turk është Omar Imeri, lojtari i talentuar i Shkëndijës së Tetovës.

20-vjeçari i lindur në Shkup aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv. Imeri është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe numëron 2 gola të shënuar në 7 ndeshje me kuqezinjtë e vegjël.

Takvim raporton se drejtuesit e klubit të famshëm nga Stambolli, ofrojnë një shumë prej 150-300 mijë eurosh për kartonin e lojtarit, i cili ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me Shkëndijën e Tetovës.

Fenerbahce bleu nga Rabotnicki shërbimet e Eljif Elmas korrikun e vitit 2017 dhe një vit më pas e shiti mesfushorin te Napoli për shumën e 10 milion eurove. Turqit besojnë se do ia dalin ta shesin për një shifër të majme në të ardhmen Imerin, i cili është gati të transferohet në ekipin ku luan Vedat Muriqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!