Donjet Shkodra me shumë mundësi do ta vijojë karrierën në Kosovë, te Gjilani. Ky është lajmi i fundit nga Zeri.info për mesfushorin që në të shkuarën ka luajtur në Belgjikë dhe shpërtheu në Superiore me Flamurtarin.
Mesfushori shënoi 9 gola me fanellën e vlonjatëve, njëri më i bukur se tjetri dhe thuajse të gjithë nga distanca. Më pas ai luajti te Skënderbeu dhe Kukësi, për ta kaluar në Kazakistan.
Shakhter Karagandy, Zhetysu, Atyrau ishin stacionet e radhës në karrierën e Donjet Shkodrës, që tani mund të provojë të luajë në Superligën e Kosovës. /abcnews.al