Christian Panucci pritet të zyrtarizohet si trajneri më i ri i Osijek në Kroaci. Ish-trajneri i kombëtares pati një ofertë nga Aris Selanik, por duket se nuk ka pasur dakordësi. Një sinjal italiani e mori edhe nga Shkëndija e Tetovës, por kampionati maqedonas nuk është tërheqës për të.
Kështu, pas aventurës me Shqipërinë, Panucci duket se do të rinisë me trajnimin në Kroaci. Mediat atje shkruajnë se ka një marrëveshje. Drejtuesit e klubit kroat në fakt donin të emëronin Igoru Biscanu, ish-trajnerin e Rijeka-s. Ai ka kërkuar që të pushojë 20 ditë që të qetësohet.
Kohë nuk kishte dhe më këtë mënyrë drejtuesit u vunë në lëvizje dhe tashmë në vend të Dino Skender besohet se do të emërohet pikërisht Christian Panucci. Thuhet se bisedimet kanë avancuar dhe shumë shpejt do të vijë edhe firma. Gjithsesi duhet pritur njoftimi i klubit kroat për ta bërë fakt gjithë këtë histori. /abcnews.al