Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj thotë se ekonomia ka marrë vëmendjen e partive politike, pasi po shpalosin programet e tyre.
Në emisionin “Money Report” në ABC News, Nunaj u shpreh se politika fiskale në vitet e fundit ka qenë e qëndrueshme.
Nunaj shtoi se kjo është pozitive për ekonominë.
“Partitë politike janë kthyer te pjesa ekonomike. Flasim për individët, për bizneset. Në vitet e fundit kemi qëndrueshmëri. Kostot e jetesës kanë ardhur duke u rritur, e gjykoj si të udhës që forcat politike të konkurrojnë me programet e tyre. Për një 5-vjeçar nuk duhet të ketë ndryshime të rëndësishme. Duhet të ketë qëndrim unifikues, që t’i japim frymëmarrje bizneseve dhe sinjale pozitive, investimeve të reja. Është koha në Shqipëri, të bëjmë një stop për sistemin fiskal. Elementët bazike duhet të jenë të pandryshueshme. Klima e iznesit në Shqipëri ka nevojë shumë për t’u përmirësuar. Biznesi, në vetvete mban ekonominë e një vendi.”, theksoi ajo../abcnews.al