Dy klube spanjolle të La Liga në kërkim të shërbimeve të sulmuesit të Lokomotiva Zagreb. E duan edhe në Kanada
Super oferta për Lirim Kastratin. Sulmuesi anësor i Lokomotiva Zagreb raportohet se kërkohet nga dy klube spanjolle që garojnë në La Liga. Mediat në Dardani dhe konkretisht “Gazeta Sheshi”, shkruan se Mallorca ka bërë një ofertë konkrete.
Për kartonin e Kastratit thuhet se janë ofruar plot 4 milion euro, një shifër që kurrsesi nuk do të refuzohej nga Lokomotiva Zagreb. Gjithashtu raportohet edhe për interesimin e Real Betis si dhe për ofertë nga MLS për sulmuesin këmbëshpejtë.
Toronto, ish-ekipi i Sebastian Giovinco, sipas burimit të lartpërmendur, ofron 6 milion euro për kartonin e Kastratit dhe një kontratë mjaft të mirë në aspektin financiar për sulmuesin, i cili preferon Europën për vazhdimin e karrierës. /abcnews.al

