Franck Kessie është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit. “Presidenti” ka edhe një vit kontratë, ndërsa drejtuesit e kuqezinjve po negociojnë prej kohësh me agjentin e tij.
Mesfushori po garon në Olimpiadën e Tokios me Bregun e Fildishtë. Në prononcimin e fundit për GDS qetësoi tifozët e Milanit: “Nuk kam ndërmend të largohem nga Milani, përkundrazi, dua të qëndroj përgjithmonë.
Jam krenar që kam zgjedhur Milanin, do të sistemoj gjithçka sapo të rikthehem nga Olimpiada, pasi dua të vazhdoj të luaj me këtë ekip. Maldini dhe Massara e dinë çfarë mendoj, më pëlqen kori që më këndojnë tifozët“.
24-vjeçarin e pret një rritje e konsiderueshme rroge dhe një ofertë deri në 2024. Oferta e fundit e Milanit është 5.5 milion euro në sezon, që me bonuse do të arrijë në 6 milion, por agjenti i lojtarit afrikan kërkon më shumë.
Gjithsesi, fjalën e fundit do e thotë Kessie, i cili është i bindur për të vijuar aventurën me nënkampionët e Italisë, me të cilët luan prej vitit 2017. /abcnews.al