Ofensiva ukrainase në Rusi/ Moska tërheq trupat nga Kaliningrad në Kursk, Belgorodi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule07:25 - 14 Gusht, 2024

schedule 07:25 - 14 Gusht, 2024

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall sot në rajonin rus të Belgorodit, në kufi me Kurskun në jug. Guvernatori i Belgorod, Vychislav Gladkov përmendi gjendjen jashtëzakonisht të vështirë për shkak të granatimeve të vazhdueshme ukrainase për marrjen e këtij vendimi.

“Situata mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe e tensionuar për shkak të bombardimeve të forcave të armatosura ukrainase. Shtëpitë janë shkatërruar, ka civilë të vdekur dhe të plagosur”, shkroi sot guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.

“Për të garantuar mbrojtje më të mirë të popullatës dhe për të ofruar ndihmë të mëtejshme për viktimat, nga sot do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në nivel rajonal”, shtoi ai, duke theksuar se po kërkon nga Moska që gjithashtu të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. në nivel federal”.

Më herët, u raportua se Rusia kishte dërguar trupat e saj nga rajoni i enklavës së Kaliningradit në rajonin e Kurskut të Rusisë, tha ministri lituanez i Mbrojtjes Laurynas Kasciunas gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kasciunas tha se luftimet e vazhdueshme në Kursk të pushtuar nga Kievi po e detyronin Moskën të tërhiqte ushtarët e saj nga Kaliningrad, duke e përshkruar atë si një formë çmilitarizimi të shkaktuar “nga guximi i ushtrisë ukrainase”.

Forcat e armatosura të Ukrainës filluan një operacion në shkallë të gjerë më 6 gusht në rajonin e Kurskut dhe pretendojnë se kanë kapur më shumë se 1000 kilometra katrorë të territorit rus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!