Ofensiva dy javore ne spitalin Al-Shifa në Gaza, gjenden mbi 300 trupa të pajetë

schedule13:47 - 1 Prill, 2024

schedule 13:47 - 1 Prill, 2024

Të paktën 300 trupa janë gjetur deri më tani në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga kompleksi mjekësor të hënën, sipas Mbrojtjes Civile të Gazës.

Organizata tha se ishte e vështirë të përcaktohej numri i saktë i njerëzve të vrarë pasi forcat izraelite kishin varrosur trupa brenda dhe rreth kompleksit Al-Shifa dhe kishin shkatërruar rrugët aty pranë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u tërhoqën nga Al-Shifa të hënën pas një rrethimi 14-ditor të objektit. Ushtria izraelite vazhdimisht tha se kompleksi Al-Shifa po përdorej nga militantë të armatosur. Izraeli pretendon se operacionet e tij brenda dhe përreth spitalit ishin një mision “i saktë” antiterror dhe tha se kishte bërë të pamundurën për të shmangur dëmtimin e civilëve. Në lidhje me ofensivën ushtarake, kryeministri Benjamin Netanyahu të dielën tha se më shumë se 200 militantë ishin vrarë në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!