Ofendoi rëndë policët dhe i goditi, zbardhet dosja për film që e fundos yllin e United

schedule17:57 - 1 Shtator, 2020

schedule 17:57 - 1 Shtator, 2020

Dosja e Harry Maguire nuk ka asnjë shqiptar në mes, apo tentativë për të droguar motrën e tyre. Këto pretendime madje as nuk janë shprehur para gjykatës. Mbrojtësi i Manchester United është shpallur fajtor për sulm ndaj oficerëve të policisë, si dhe për tentativat për ryshfet. “Prothema” në Greqi ka zbardhur edhe deklaratën e njëri prej policive, si dhe atë të shoferit që shoqëronte futbollistin Maguire dhe ata që e shoqëronin.

“Ata iu drejtuan policëve me shprehjet ‘ju q**sha të gjithëve, zhdukuni, ju q**sha policinë, Greqinë, civilizimin grek. Kështu ata fyen reputacionin e policisë. Pas ndërhyrjes së policisë, Maguire sulmoi rreshterin, Ai e shtyu atë dhe e goditi në këmbën e djathtë, duke i shkaktuar enjte. I pandehuri i dytë, vëllai, gjithashtu e sulmoi policin e mësipërm me grushte në fytyrë dhe i shkaktoi enjte të buzës.

Gjatë arrestimi, të pandehurit rezistuan fuqishëm. I pari (Maguire) e shtyu me forcë oficerin në tokë, duke i shkaktuar gërvishtje në parakrahun e tij të djathtë. Ai gjithashtu goditi me duar e këmbë edhe një oficer tjetër. Edhe shoku i Maguire e goditi fort policin, duke i shkaktuar krisje në krahun e majtë”, thuhet në raporton e policisë.

LEXO EDHE: “Çfarë shqiptarësh, Maguire gënjen”, polici grek rrëfen sherrin e famshëm

Në raport është edhe pjesa e ryshfetit dhe thuhet se të pandehurit kanë thënë se u japin sa para të duan, veç që të mos arrestohen dhe citohen edhe fjalët e mbrojtësit anglez: “Unë jam kapiteni i Manchester United”. Në artikull, mes të tjerash thuhet se motra e Maguire dhe avokatët as që kanë përmendur shqiptarë që kanë tentuar rrëmbimin e tyre. Dëshmitarët nuk kanë thënë asgjë në polici, ndërkohë që në dosje janë deklaratat e katër oficerëve të policisë, ajo e shoferit të fugonit që transportonte lojtarin dhe ata që ishin me të.

Në deklaratën e njërit prej policëve thuhet se ai kishte shkuar së bashku me një koleg tijin, për të parë nëse lokalet dhe dyqanet ishin mbyllur. Gjatë inspektimit kanë parë 9 persona që po hipnin në një fugon dhe në atë moment po debatonin me dikë. Dy oficerët e policisë thuhet se kanë ndërhyrë, ndërkohë që personi tjetër është bindur dhe është larguar duke kërkuar falje.

“Ndryshe bëri Maguire, që filloi të na shante dhe na kërcënonte anglisht. Gjithashtu u përpoq të mos e lejonte t’i viheshin prangat. Unë dhe komandanti i shërbimit i kërkuam të ndalojë, por ai së bashku me dy të tjerët na kërcënuan, na fyen dhe na shtynë. Shoku i tij goditi rreshterin dhe i shkaktoi një dëmtim të vogël. Më pas ata hipën në automjet dhe i kërkuam shoferit t’i çonte në komisarit.

 

Në Mykonos ne ishim me një makinë patrullimi me shenjat e policisë. Kur Mercedesi mbërriti aty, ndodhi një tjetër episod, në stacionin e policisë. Ndërsa po zbrisnin nga automjeti, Maguire dhe shoku i tij më shtynë mua dhe policin tjetër. Ata ikën dhe ndalën 50 metra më tej. Në mes të rrugës ata fyenin dhe kërcënonin. U kërkuam me mirësjellje të ktheheshin. Ata vazhduan të ofendonin anglisht, ndërkohë talleshin me vendin dhe kulturën greke.

Komandanti i shërbimit thirri ekipin e sigurimit, që me maturi u kërkoi të pandehurve të futeshin në departamentin e policisë. Ata nuk donin të bashkëpunonin, rezistuan, ofenduan, shkelmuan dhe goditën me grushte për të shmangur arrestimin. Në fund u ndalën. Para se të merreshin në paraburgim, vëllezërit Maguire më thanë mua dhe policit tjetër në anglisht se do të na jepnin shumë para. Gjithashtu tha se mund të na jepte sa para të donim, pasi ishte kapiteni i Manchester United”.

LEXO EDHE: Sherri, Maguire: Kujtova se po më rrëmbenin, ju tregoj tmerrin

Versioni i policisë mbështetet edhe nga shoferi që shoqëronte Maguire me miqtë e tij. “Isha me 21 gusht për të marrë 8 klientë britanikë në vendbanimin e tyre. Mora fugonin e zi Mercedes dhe shkova në zonën ku më prisnin. Disa prej tyre hipën në makinë, disa prej tyre jo. Në atë moment kuptova se kishte tension jashtë. Dola jashtë dhe pashë që po debatonin me zë të lartë me dy persona.

Pa ditur pse po bënin fjalë, u mundova t’i qetësoj. Ata vazhduan të flasin me të huajt, të cilët nuk reaguan ndaj fjalëve të klientëve të mi. Në atë moment erdhën katër burra dhe deklaruan se ishin oficerë policie. Ata u përpoqën të qetësojnë palët, por pa sukses. Pas shumë tensioni, pashë një nga klientët e mi që goditi një oficer policie.

Policia më kërkoi t’i çoja në stacionin e policisë. Pashë një nga oficerët e policisë që tregonte edhe dokumentin e punës. I çova në komisariat dhe kur zbritën, dy nga klientët e mi vrapuan. Disa oficerë tentuan t;i kapnin, por pa sukses. Dy klientët e mi thërrisnin diçka kundrejt policisë. Në fund ata i ndalën dhe i shoqëruan në stacionin e policisë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!