Ish-këshilltari i presidentit amerikan Barack Obama për siguri nacionale Stuard Seldowitz, është arrestuar pas publikimit të disa videove ku shihet duke përdorur gjuhën islamofobe dhe me plot urrejtje ndaj një punëtori të një lokali që shërbente ushqim të shpejtë në New York.
Satisfying: Seldowitz Arrest Video #PalestineLibre pic.twitter.com/LqIq1v4VjU
— nuno marques (@numarqs) November 23, 2023
Seldowitz u arrestua të mërkurën nën akuzat paraprake për nxitje të urrejtjes, përndjekje, ngacmim dhe pengim të kryerjes së detyrës, thuhet në raportin e policisë së New Yorkut.
Para se të arrestohej, Seldowitz ka konfirmuar për CNN se në videot e publikuara në rrjetet sociale është ai, dhe se shihet duke e ngacmuar shitësin në rrugën Upper East Side në Manhattan.
This man wearing a green jacket was berating and harassing a halal cart vendor off 83rd and 2nd Ave in NYC. Does anyone know who this man is? Planning to report to the authorities. pic.twitter.com/GwklyXpsPH
— Layla ? (@itslaylas) November 21, 2023
Ai në video përqesh fenë islame, gjithashtu tallet me burrin për shkak të kombësisë së tij, e akuzon se mbështet Hamasin dhe i përmend luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
Seldowitz kishte thënë në këto video se “nëse kemi vrarë 4 mijë fëmijë palestinezë, nuk ka qenë e mjaftueshme”.
/abcnews.al