Ofendoi monarkinë, arrestohet një 16-vjeçare në Tajlandë

schedule19:23 - 17 Maj, 2023

schedule 19:23 - 17 Maj, 2023

Policia e Tajlandës arrestoi një vajzë 16-vjeçare për shkak të disa postime në Facebook të cilët cilësohen si shpifje.

Në një deklaratë nga grupi i të drejtave të njeriut “Thai Lawyer for Human Rights” tha se një vajzë 16-vjeçare në provincën Phitsanulok të Tajlandës, u arrestua nga policia për shkelje të nenit 112 të Kodit Penal të Tajlandës, i njohur si “Tradhti ndaj Mbretit” (Lese Majesty), për shpifje ndaj monarkisë në postimet e saj në Facebook 2 vite më parë.

Në deklaratë theksohet se vajza e re mohoi të gjitha akuzat dhe u lirua me kusht nga gjykata shtetërore për të mitur. Mësohet se vajza, emri i së cilës u mbajt sekret me arsyetimin se ishte e mitur, është personi më i ri i akuzuar për shkelje të nenit 112.

Në mars, një 15-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e ofendimit të “madhështisë së saj Lese” teksa shikonte një artiste që spërkaste një mesazh në murin e Pallatit të Madh në Bangkok.

Deri në 15 vjet burg për ata që kritikojnë monarkinë

Ligji i Tajlandës “Tradhtia ndaj Mbretit”, i quajtur “Lese Majeste”, është kritikuar nga avokatët e lirisë së shprehjes për ndalimin e çdo forme të kritikës ndaj familjes mbretërore.

Ligji konsiderohet si një nga ligjet më të rrepta të ngjashme në botë për mbrojtjen e familjeve mbretërore. Sipas ligjit, ata që ofendojnë, shpifin ose kërcënojnë ndonjë anëtar të familjes mbretërore dënohen nga 3 deri në 15 vjet burgim.