Ofendimi i rëndë ndaj Haaland, Todibo rrezikon shumë nga pamjet televizive

schedule22:40 - 16 Maj, 2020

schedule 22:40 - 16 Maj, 2020

Borussia Dortmund nuk hasi probleme në derbin kundër Schalke 04. Verdhezinjtë u treguan të pamëshirshëm dhe fituan 4-0, duke u ngjitur në kuotën e 54 pikëve, një më pak se Bayern Munchen (luan nesër në fushën e Union Berlin).

Mungesa e tifozëve ndikon që të dëgjohen bisedat mes lojtarëve të një skuadre, ulërimat e trajnerëve dhe ofendimet me rivalët. Jean-Clair Todibo, i cili la Barcelonën në verë për t’u transferuar te Schalke 04, e ka tepruar në duelin e sotëm.

Mbrojtësi francez nuk është kursyer ndaj Erling Haaland, i cili zhbllokoi ndeshjen. 20-vjeçari e ka ofenduar keq goleadorin norvegjez, teksa regjia gjermane zbulon fjalët e thëna. “Ik q* gjyshen tënde“, i ka ulëritur Todibo kundërshtarit gjatë një goditje këndi.

Lojtari mik, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së sotme duke u detyruar të largohej nga fusha në pushimin e ndeshjes, tani rrezikon seriozisht të dënohet në bazë të pamjeve televizive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!