Ofendimet ndaj Salihamidzic, Flick: Po kalohen kufijtë, e pashpjegueshme!

schedule14:19 - 23 Prill, 2021

schedule 14:19 - 23 Prill, 2021

Hansi Flick dhe Hasan Salihamdzic kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre dhe shkak janë bërë pikëpamjet e ndryshme në lidhje me afrimet në skuadër. Trajneri ka bërë disa kërkesa dhe në ekipin janë afruar emra të tjerë.

Flick para pak kohësh deklaroi se do të largohet nga skuadra në fund të sezonit, ndërkohë tifozët kanë pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ofendimet për Salihamdzic kanë qenë të shumta dhe kjo që ka ndodhur është komentua edhe nga Hansi Flick në konferencën e sotme për shtypin.

“Nuk mund t’ia shpjegoj dot vetes. Të gjithë mund ta imagjinojnë se si është kur familja të ofendohet. Kufijtë janë tejkaluar. Kjo është një gjë që unë absolutisht nuk e pranoj”, është shprehur trajneri i Bayern Munich. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!