Ofendime të shumta në takimin me Presidentin e “Verdhekuqve”, zbulohen prapaskenat e shkarkimit të “Special One” nga Roma

schedule20:16 - 17 Janar, 2024

schedule 20:16 - 17 Janar, 2024

Mëgjesin e së martës që sapo kaluam, bordi i “Verdhekuqve” të Roma-s vendosi përfundimisht shkarkimin e teknikut, Jose Mourinho nga stoli i kryeqytetasve romanë, pavarëisht faktit, se tekniku portugez ishte i pari që solli një trofe evropian, tek “Ujkonjat” e për të thënë të drejtën ndarja nuk ishte nga më të mirat e mundshme.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe prestigjiozja italian, “Correier dello Sport”, e cila këtë të mërkurë ka zbulluar se një një takim ishte organizuar në orët e para të mëngjesit të së martës, në ambientet e klubit, teksa “Eja në zyrën time”, ishte mesazhi i Presidentit Dan Friedkin për “Special One”, me “manjatin” amerikan, që kishte udhëtuar posaçërisht nga SHBA për të takuar “lutiaznin” dhe për t’i shpjeguar arsyet e shkarkimit.

Kjo gjë ndodhi pak pas orës 8 të mëngjesit, kur bashkë me të birin, Ryan, u takuan me portugezin në klubin “Trigoria”, mirëpo Mourinho nuk e ka pritur mirë këtë shkarkim, teksa sipas raportimeve mes palëve ka nisur një sherr i mirëfilltë me tone të larta e fyerje në gjuhën angleze, pasi palët i kaloni njëra-tjetrës përgjegjësinë për krizën e rezultateve të “Verdhekuqve”, mirëpo vendimi ishte përfundimtar dhe i pakthyeshëm, duke bërë që rreth orës 09:30 të komunikohej zyrtarisht për publikun shkarkimi i “Special One”. /i.m /abcnews.al