Ofendim racist ndaj Juan Jesus, kombëtarja italiane dënon Acerbin

schedule14:10 - 18 Mars, 2024

schedule 14:10 - 18 Mars, 2024

Fyerja raciste e drejtuar ndaj Juan Jesus i kushtoi Francesco Acerbit vendin e tij në ekipin kombëtar.

Mbrojtësi i Interit arriti në stërvitjen e skuadrës së kombëtares italiane që ndodhet në Romë në mëngjesin e së hënës, dhe i tha trajnerit Luciano Spallettit dhe shokëve të skuadrës versionin e tij të ngjarjeve siç kërkohet nga politika e brendshme e kombëtares.

Edhe pse lojtari zikaltër theksoi se nuk kishte asnjë qëllim shpifës, denigrues apo racist, Spalletti vendosi të përjashtojë Acerbin nga lista e lojtarëve të thirrur për miqësoret në SHBA, duke thërritur në vendin e tij mbrojtësin e Romës, Gianluca Mancini./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!