OECD: Britanikët, “pijanecë” më të mëdhenj se amerikanët

schedule21:57 - 7 Nëntor, 2019

schedule 21:57 - 7 Nëntor, 2019

Organizata e Bashkëpunit Ekonomik dhe e Zhvillimeve, sipas një studimi të fundit bën të ditur se britanikët janë vlerësuar si  “pijanecët” më të medhënj.

Britanikët mbi moshën 15-vjeç konsumojnë 9.7 litra alkol të pastër, kurse amerikanët konsumonit 8.9 litra.

Sipas statistikave thuhet se britanikët konusmojnë 108 shishe verë me përqindje alkoli, por pavarësisht se britanikët vlerësohen si “pinjanecët” më të mëdhenj vendin e parë e mban Lituania, e cila arrin në 12.3 litra të alkolit  të pastër çdo vit.

Organizata në mbrotje të shëndetit ngre shqetësimin e konsumit të pijeve, ndonëse britanikët nuk kryesojnë vendin e parë ky fenomen vazhdon të rrezikojë më mijëra njerëz. Ky studim tashmë bëhet çdo dy vite duke përfshirë 44 shtete. Shtetet që u rënditën si më pak konsumues të pijeve janë Turqia, Israeli, India, Meksika, Kolumbia. Kurse si pijetarë më të mëdhenj janë rënditur vendet si Lituania, Austria, Franca, Çekia e Luksenburgu.  OECD është një organizatë survejimi me anëtarësi të 36 shteteve dhe kryen studime në ekonominë dhe zhvillimet e vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!