Eden Hazard dhe dëmtimet janë të pandashëm që nga kalimi i tij te Real Madrid në verën e vitit 2019. Gjatë pjesës më të madhe të kohës sulmuesi ka qenë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave dhe duket se do e bëjë sërish këtë.
Në fillim të dhjetorit belgu arriti të kalojë disa shqetësime fizike dhe u rikthye në fushë. Pikërisht në momentin kur ai po niste të rikthehej në formën e tij më të mirë, Hazard pëson një tjetër dëmtim.
⚡⚡⚡
Hazard está lesionado, de nuevo muscular.
Se calcula que la baja sea de 3-4 semanas. Muuuy difícil el Atalanta-Madrid del 26 de febrero.
El club está preparando el parte médico.
Toda la información, en breve en @GoalEspana.
— Mario Cortegana (@MarioCortegana) February 3, 2021
30-vjeçari nuk është stërvitur as dje dhe as sot për shkak të një dëmtimi muskulor. Ai do i nënshtrohet vizitave të mëtejshme fizike, teksa paraprakisht mësohet se do jetë rreth një muaj jashtë fushave të blerta. /abcnews.al